MENU
klinika

Konflikt për motive të dobëta

Dhunohet mjeku në Gramsh, prangosohet 18-vjeçari

03.12.2022 - 14:59

Është arrestuar ditën e sotme, një 18-vjeçar pasi dyshohet se është personi që ka dhunuar mbrëmjen e 30 nëntorit mjekun 60-vjeçar Vladimir Shuli në Gramsh. Mësohet se i riu me iniciale A.B, e ka dhunuar mjekun për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për një 60-vjeçar që është dërguar në spital, me dëmtime në fytyrë, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë kryer veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe identifikimin e autorit/ëve.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi shtetasi V. Sh., 60 vjeç, është dëmtuar në fytyrë pasi është goditur me sende të forta, për motive të dobëta, nga shtetasi A. B., 18 vjeç.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 18 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Shtetasi V. Sh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier