26.12.2022 - 13:44
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Delvinë, ku një 22-vjeçar ka dhunuar dhe kërcënuar me thikë babain e tij.
Bëhet me dije se në prang aka rënë shtetasi G. A., 22 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delvinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, si dhe e ka kanosur atë me një mjet prerës thikë
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë u arrestua në flagrancë shtetasi G. A., 22 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delvinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, si dhe e ka kanosur atë me një mjet prerës thikë”, thuhet në një njoftim të policisë.