Policia e Vlorës ka shoqëruar 4 persona lidhur me djegien e qindra gomave në qytetin e Vlorës gjatë ditës së sotme.
Ata do të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen në fjalë, e cila duket të jetë një ngjarje e përsëritur shpesh.
Djegia e qindra gomave të vjetra në Vlorë ka shkaktuar ndotje masive të ajrit.
Siç shihet edhe nga pamjet, tymi i zi ka mbuluar zonën. Ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët.
Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:10, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr pranë hidrovorit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve po digjen disa goma automjetesh.
Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 4 persona, për t’i pyetur në lidhje me këtë ngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.