MENU
klinika

Analiza

E djathta ekstreme i ka dhënë një mësim të mirë Gjermanisë…

09.12.2022 - 09:30

Në fillimet e saj pas Luftës së Parë Botërore, demokracia gjermane nuk ishte ”e panjohur” me tentativat e grushtit të shtetit nga e djathta ekstreme.

Republika e Vajmarit u trondit në vitin 1920 nga puçi i Kapit dhe në 1923 nga grushti i Sallës së Birrës të Adolf Hitlerit.

Por e gjithë kjo i përkiste një të shkuare të largët, derisa agjencitë qeveritare zbuluan të mërkurën se kishin penguar atë që, në pamje të parë, duket si komploti më i madh i krahut të djathtë radikal në historinë 73-vjeçare të Republikës Federale.

Me siguri, shumë nga komplotistët duket se janë mashtrues, të çuditshëm dhe nostalgjistë dhe jo revolucionarë profesionistë të aftë.

Në rast se ata kishin arritur të rrëzonin qeverinë, kreu i ri i shtetit do të ishte Heinrich XIII Princi Reuss, një pasardhës 71-vjeçar i familjes mbretërore. Për lehtësimin e shumicës së qytetarëve gjermanë dhe aleatëve të Berlinit jashtë vendit, kërcënimi ishte shumë më pak serioz se ai i paraqitur nga ekstremi i djathtë i viteve 1920.

Hetuesit thanë se komplotistët mund të kenë synuar të kryejnë një sulm të armatosur në Bundestag, parlamenti federal në Berlin.

Por çdo plan i tillë u rrëzua në fillim shumë kohë përpara se Gjermania të përballej me një sulm ndaj legjislativit të saj të ngjashëm me sulmin ndaj Kapitolit të SHBA në janar 2021.

German minister: foiled plot shows threat of far-right abyss | Reuters.com

Me pak fjalë, demokracia gjermane mbetet e gjallë, një nga sistemet më të fuqishme në botën perëndimore dhe padyshim më e forta e Gjermanisë që nga lindja e shtetit-komb modern në 1871.

Thënë kështu, disa fakte në lidhje me rastin japin arsye për shqetësim. Autoritetet kryen bastisje në më shumë se 130 vende në 11 nga 16 shtetet e Gjermanisë, duke arrestuar 25 persona. Komploti shtrihej përtej zonave të lindjes së vjetër komuniste ku rrjetet e fshehta neonaziste kanë funksionuar që nga ribashkimi në 1990.

Për më tepër, shumë komplotist kishin trajnime ushtarake dhe disa ishin ish-anëtarë të Bundeswehr-it, forcave të armatosura.

Ishte një kujtesë e problemeve të vazhdueshme të Gjermanisë me ekstremizmin e djathtë në ushtri dhe shërbimet e sigurisë.

Në korrik 2020, qeveria urdhëroi shpërbërjen e një njësie elitare komando me arsyetimin se ushtarët kishin fshehur aktivitetet ekstremiste të disa prej shokëve të tyre.

 

Së fundi, prokurorët thanë se komplotistët ishin të motivuar pjesërisht nga teoritë konspirative të stilit amerikan si QAnon dhe armiqësia ndaj “shtetit “, që pretendohet se kontrollonte qeverinë në demokraci.

Thuhet se Heinrich ka kontaktuar zyrtarë rusë me qëllim të krijimit të një rendi të ri politik në Gjermani. Nuk ka asnjë provë deri më tani për mbështetjen e komplotit nga Rusia apo ekstremistët amerikanë. Megjithatë, duket se komplotistët po notonin në të njëjtin det të turbullt të fantazive dashakeqe antidemokratike dhe skemave kryengritëse.

Nëse komploti kishte gjithmonë gjasa të shpërbëhej, zbulimi i tij megjithatë i jep forcë argumentit të paraqitur në tetor 2020 nga Horst Seehofer, ministri i atëhershëm i brendshëm i Gjermanisë. Duke folur tetë muaj pasi një i armatosur i krahut të djathtë vrau 11 njerëz në Hanau, ai tha: “Ekstremizmi i ekstremit të djathtë është kërcënimi më i madh me të cilin po përballet vendi ynë aktualisht”.

Për shumë vite, ky problem u errësua nga aktet e terrorizmit islamik, si sulmi i vitit 2016 në një treg të Krishtlindjeve në Berlin që vrau 12 njerëz. Megjithatë, grupe të vogla të ekstremit të djathtë ishin aktive në Gjermani shumë kohë përpara kësaj. Një grup i tillë, i cili e quajti veten Underground Nacional Socialiste, vrau nëntë emigrantë dhe një oficer policie midis viteve 2000 dhe 2007 .

Ekstremistët si ata të arrestuar këtë javë nuk kanë përfaqësim në Bundestag dhe praktikisht nuk kanë mbështetje publike.

Edhe partia më pak radikale, por e djathtë, Alternativa për Gjermaninë, pësoi rënie në zgjedhjet kombëtare të vitit të kaluar.

Megjithatë, asnjë demokraci nuk mund të përballojë vetëkënaqësinë – një mësim që gjermanët, më shumë se shumica prej nesh, e dinë shumë mirë.

Burimi: Financial Times

Përktheu dhe përshtati: Konica.al