MENU
klinika

Shoqërohet nga Manastirliu

Edi Rama në Pediatrinë e Tiranës, ndan dhurata për vogëlushët që po marrin trajtim mjekësor

24.12.2022 - 11:55

Kryeministri Edi Rama ka qenë paraditen e kësaj të shtune në ambientet e Pediatrisë së Tiranës, ku ka ndarë disa dhurata për vogëlushët që po marrin trajtim mjekësor, i shoqëruar nga ministrja Manastirliu dhe mjekët.

“Në Pediatrinë e Tiranës, ku çelet investimi i ri për fazën e dytë të modernizimit të spitalit të fëmijëve në QSUT, dhe për të gëzuar sadopak të vegjlit që në këtë vigjilje Krishtlindjeje, po marrin trajtim, nën kujdesin e stafeve mjekësore”, shkruan Rama.

Kryeministri ka ndarë dhuratat me vogëlushët dhe nuk ka kursyer batutat, pasi kanë hapur pakot. Në fund, Edi Rama ka shkrepur një foto të përbashkët me fëmijët dhe animatorët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama shpërndan videon

“Rilind” Pediatria në Berat!