MENU
klinika

A do të zgjasë aq shumë sa vjet?

Eduart Grishaj rrëfen surprizat e BBV Albania

25.12.2022 - 12:27

Eduart Grishaj ka dhënë disa detaje së fundmi për “Big Brother VIP Albania”. Ai ka thënë për TAR dhe ky edicion do të jetë padiskutim i suksesshëm.

Ai tha se banorët do të jenë plot 14 banorë.

“Nëse po thoni për vitin e kaluar, këtë vit kanë jashtëzakonisht akoma dhe më shumë motiv sesa vjet për t’u rikthyer të gjithë tek Big Brother sepse do të ketë emra të jashtëzakonshëm nga shumë fusha. Unë personalisht mendoj që emrat janë akoma më të mirë sesa ishin vitin e kaluar. Nesër do të jetë spektakël, banorët kanë dy ditë që janë të mbyllur në hotele, në dhoma të ndryshme dhe nuk dinë asgjë për njëri-tjetrin. Do të ketë personazhe shumë të mirë, kanë dalë disa emra por që me emrat e tjerë do habiten kur ti shikojnë. Do të jenë 14 banorë. ‘Big Brother’-i këtë vit do të zgjasë mbase si vitin e kaluar, por do shikohet. Një gjë tjetër e veçantë është se do të jetë një rubrikë që do ketë banorë të cilët nuk do të rrinë të gjithë në një shtëpi por do të ketë edhe ambiente të tjera brenda shtëpisë që do të ndahen”, ka thënë ai ndër të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eduart Grishaj zbulon detaje nga marrëdhënia me Arbanën

“Dasmën mund ta bëjmë në Bogë, emri i djalit…”