24.12.2022 - 12:21
Një çift i ri i është shtuar showbizit shqiptar. Bëhet fjalë për këngëtaren Elhaida Dani dhe balerinin Ledian Agallijaj. Çiftin mesa duket e bashkuar pasioni për kërcimin, pasi dashuria e tyre ka lindur gjatë provave.
Madje, dyshja e kanë konfirmuar marrëdhënien e tyre përmes një puthje të dhënë publikisht.
“Takimi i parë me Ledianin ishte vërtetë shumë emocionues, po dridhesha”, është shprehur ndër të tjera, Elhaida.
Kujtojmë që këngëtarja ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj. Mirëpo, këtë herë duket se ka bërë një përjashtim dhe i ka ndarë ndjenjat e saj me publikun.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Nuk kisha arsye marketingu”
Elhaida Dani tregon sakrificat për albumin
"Kurrë më në jetën time s’do prek mikrofon"
Elhaida Dani flet për ‘dështimin e parë’
Arsyeja pse këngëtaret nuk flasin
“Hipokrite”, Rovena Stefës nuk i del inati me Elhaida Danin
"Ndonjëherë nuk mundesh më!"