Ndodh surpriza e madhe e Botërorit, Maroku eliminon Spanjën, e cila duket se i kishte bërë keq llogaritë. Ndeshja përfundoi pa gola për 120 minuta lojë dhe si pasojë u ekzetuan penalltitë, ku kombëtarja afrikane ishte më e saktë, ndërsa të besuarit e Luis Enriques nuk shënuan asnjë.
Pjesa e parë pati raste sporadike. Tentativa e parë drejt portës ishte nga Maroku, Hakimi provon nga goditja e dënimit, por pa rrezikuar kuadratin. Në minutën e 25-të, Spanja trondit traversën, por më parë ka pozicion jashtë loje.
Një minutë më pas Asensio shpërthen bukur në krahun e majtë, por gjetën vetëm rrjetën e jashtme. Fundi i pjesës së parë foli për Marokun, që mund të kishin shënuar në dy mundësi.
E dyta nis më mirë për iberikët, duke ushtruar presion. Në 55’ Dani Olmo gjuan nga një goditje dënimi, topi grushtohet nga portieri Bono. Spanjollët dominuan deri në fund, ajo që la për të dëshiruar ishte konkretizimi, vetëm një rast për t’u përmendur në minutën e fundit. Mbyllet 0-0 dhe ndeshja shkon në shtesë.
E pabesueshme ajo që ndodh në minutat e para të shtesës së parë, dy mundësi të mira të shpërdoruara nga afrikanët. Ndërsa spanjollët në fundin e shtesës së dytë për pak sa nuk realizuan, madje topi preku edhe shtyllën. 120 minutat nuk sjellin gola. Nga penalltitë marokenët shënojnë 3 herë dhe gabojnë vetëm një, ndërsa iberikët gabuan në të tre gjuajtjet.