Arrestohen në Durrës dy persona pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara si edhe iu gjetën në automjet mallra të pajustifikuar. Pas kontrolleve të policisë u vunë në pranga 67-vjeçari Bajram Rezhda dhe 37-vjeçari Romeo Mera. Bajram Rezhda është personi që do ndihmonte Romeo Meren të kalonte kufirin pasi ky i fundit kishte qëllim të transportonte mallra kontrabandë përtej kufirit. Romeo Meress iu sekuestruan 31 ora të markave të shtrenjta, 6 kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla, ku gjithsej ishin 780 copë dhe mallra të tjera të kontrabanduara.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës, në automjetin që drejtonte shtetasi B. R., u gjetën 31 ora të markave të shtrenjta, 6 kuti me lëndë piroteknike (780 fishekzjarre dhe kapsolla) dhe mallra të tjera të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.