MENU
klinika

E konfirmoi vetë!

Fifi po bëhet nënë për herë të parë!

22.12.2022 - 11:36

Fifi di të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes! Së fundmi, këngëtarja e njohur është ngjitur në skenën e “Fest 61” me Flori Mumajesin, ku kanë kënduar së bashku.

Jo vetëm kaq por ajo ka konfirmuar edhe një lajm mjaft të ëmbël. Ajo do të bëhet nënë për herë të parë.

“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë. Jam duke rritur dicka shumë të shenjtë brenda meje, që është më e rëndësishme se cdo gjë tjetër”, tha këngëtarja në skenë e cila u shfaq mjaft e emocionuar.

Filloreta Raçi dhe Adis Patushi kanë festuar 1 vjetorin e tyre së bashku. Në këtë ditë të veçantë për çiftin nuk ka munguar një urim siç vetëm Fifi di të bëjë.

Krahas një fotoje të tyrën në Instagram, këngëtarja ka shkruar:

“Sot 1 vit më parë të kam bërë timin .. sot 1 vit më parë ti kishe frikë qe unë s’do jem e jotja .. e sot 1 vit më parë unë i premtova vetes dashurinë tënde pavarësisht atyre gabimeve të vogla tuat që unë i di..
që dashuria ime për ty veç do rritet ma shumë e do mundohem mos të të zhgënjej për këtë të jesh i bindur e të betohem në dashurinë tonë . Të Dua Nushi!! #1stanniversary”, ka shkruar Fifi krahas imazhit të ëmbël.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk je Fifi që njoh unë"

Babai i Fifit e surprizon live

“Është artiste e mirë, por jo njeri i mirë”

Banoret e “Big Brother VIP” bëjnë thashetheme për Fifin

Largimi i këngëtares nga BBV

Banorët komentojnë situatën e Fifit