MENU
klinika

Dëshmia tronditëse në Kosovë

Foshnja futet në lavatriçen e spitalit, nxirret copa-copa

21.12.2022 - 21:45

Një rast skandaloz ka ndodhur së fundmi në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës të Kosovës.

Mediat kosovare raportojnë se pakujdesia e madhe e stafit të Repartit të Gjinekologjisë, ka bërë që në lavatriçën e çarçafëve të futet një foshnje e vdekur. Foshnja është nxjerrë copa-copa nga lavatriçja.

Përkundër insistimit të stafit spitalor që ky rast i tmerrshëm të mbahet fshehur, familjarët kanë njoftuar policinë.

Se si ka ndodhur i gjithë rasti, për IndeksOnline rrëfen babai i foshnjës. Ai mes lotësh tregon se si neglizhenca e madhe e spitalit ka tronditur familjen e tij.

Baba i foshnjës thotë se dyshimet nga ana e tij lindën sapo pa që Spitali refuzoi ta lirojë trupin e pajetë të foshnjës. Çdo gjë pas këtij momenti, ka thelluar tragjedinë.

Babai nuk ka ndalur për asnjë çast përpjekjet për të marrë vesh të vërtetën rreth foshnjës së tij të vdekur. Por, e vërteta që mori ishte përtej asaj që ai kishte imagjinuar ndonjëherë. Ai me sytë e tij pa copëzat e mbetura nga trupi i pajetë i foshnjës së tij, pasi mes çarçafësh u nxor nga lavatriçja e Spitalit.

Rrëfimin e plotë të tij mund ta dëgjoni më poshtë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka thënë se po kryhen hetime nga Prokurori i Shtetit dhe Inspektoriati i Shëndetësisë.

“Nga ankuesi, Policia ?sht? informuar p?r nj? rast i cili ka ndodhur n? Spitalin Rajonal n? Pej?. Policia menj?her? ka dal? n? vendngjarje, Prokurori i Shtetit, gjithashtu. N? vendngjarje kan? dal? edhe inspektor?t e shendet?sis?. Rasti, me urdh?r t? Prokurorit t? Shtetit, ?sht? duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit dhe inspektor?t e shendet?sis?” thuhet në përgjigjen e Policisë për IndeksOnline.

Burime brenda Spitalit të Pejës thonë se Spitali po mundohet me çdo kusht që të fshehë rastin, duke bërë presion tek personeli, që të mos dalë asnjë informatë jashtë Spitalit. Madje, ata po tentojnë që tërë fajin ta bartin në supet e stafit të pastrimit, për të lënë të pastër emrin e stafit mjekësor të Gjinekologjisë.

IndeksOnline ka kontaktuar së pari drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, z. Fazli Shala, i cili ka qenë i paqasshëm. Ndërkohë, pyetjeve nuk i janë përgjigjur as Prokuroria Themelore e Pejës, Ministria e Shëndetësisë, e as Inspektoriati Shëndetësor.

Në anën tjetër, nga Spitali është deklaruar vetëm ushtruesi i detyrës së drejtorit të Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, Selman Kelmendi.

Ai thotë se ka persona të suspenduar sa i përket këtij rasti, i cili po vazhdon të hetohet nga Inspektoriati, Policia dhe Prokuroria.