MENU
klinika

"Gaboi gjyqtari"

Franca kërkon zyrtarisht në FIFA golin e Griezmann

01.12.2022 - 14:39

Konfuzioni pas golit të anuluar nga VAR për Griezmann, pas përfundimit të ndeshjes kundër Tunizisë, që përfundoi 1-0, ka bërë që skuadra franceze të përgatisë një ankesë zyrtare në FIFA-s.

Kampionët e botës, përveçse nuk shohin asnjë gjë të parregullt që nga fillimi i akionit dhe deri në konkretizim me gol, i janë referuar edhe mbylljes së ndeshjes, pas arbitri vërshëlleu fundin.

Sipas rregullave, “nëse loja rifillon pasi është ndërprerë, gjyqtari nuk mund të bëjë analizë në VAR të lojës, përveç në rast të gjesteve antisportive të një apo disa futbollistëve, përfshirë edhe stolin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN