MENU
klinika

Shifrat

Furnizimi me naftë i papërballueshëm, ulen çmimet e makinave elektrike!

04.12.2022 - 13:53

Në muajin nëntor duket se ka pasur një trend në rënie të çmimit të makinave elektrike në mbarë botën. Prodhuesit e mëdhenj të automjeteve me bateri kanë vendosur që gjatë nëntorit të bëjnë një zbritje të çmimeve, për të shitur mjetet e ngelura stok nëpër dyqanet e tyre. Kështu, çmimi i një makine “Tesla” Model 3 ra në gati 7%, krahasuar kjo me muajin tetor, duke shënuar kështu një rënie prej 4 mijë paundësh.

Sipas ekspertëve të fushës, njerëzit tanimë po e kthejnë gjithmonë e më shumë vëmendjen drejt makinave elektrike, referuar krizës se kostove të shtuara të jetesës, ndërsa e shikojnë përdorimin e një automjeti të tillë si një zgjidhje ideale. Kështu, për një makinë elektrike të përdorur 3-vjeçare, rënia mes periudhës tetor-nëntor ishte rreth 3.6%, bën me dije thisismoney.co.uk.

Pse njerëzit po blejnë më shumë automjete elektrike se më parë? Një nga faktorët primarë që po ndikon në rritjen e shitjeve të modeleve elektrike janë kostot e larta të jetesës dhe kriza që ka përfshirë mbarë botën. Shumë përdorues e kanë të pamundur të përballojnë kostot e furnizimit me naftë të automjeteve të tyre, sidomos tani që buxhetet e familjeve kanë rënë dhe kostot financiare janë rritur.

Një studim nga faqja australiane e krahasimit të sigurimeve Compare the Market zbuloi se banorët e Shteteve të Bashkuara ende preferojnë automjetet me lëndë djegëse fosile në krahasim me makinat elektrike, ndërsa konsumatorët në Australi dhe Kanada preferojnë automjetet elektrike. Studimi filloi duke pyetur konsumatorët nëse më mirë do të kishin një automjet SUS ose një makinë elektrike me të njëjtin çmim. Pothuajse 53% e blerësve amerikanë thanë se do të preferonin një automjet tradicional në krahasim me 34% që preferojnë një EV.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tejkalon çdo pritshmëri

“Tesla” me të ardhura rekord!