MENU
klinika

Titulli kampion bote në boks

Fury triumfon për herë të 34-t, mbetet i pamposhtur

04.12.2022 - 01:01

Boksieri britanik Tyson Fury ka mbrojtur titullin kampion bote në kategorinë WBC, pas fitores me KO teknik në raundin e 10-të ndaj patriotit të tij Dereck Chisora.

Një sfidë e dominuar nga kampioni i botës, i pamposhtur në ring, duke korrur suksesin e 34-t, ndërkohë që ka edhe një barazim. Për Chisora, kjo ishte hera e dytë që duelonte për titullin, por nuk arriti të triumfojë. Ai pësoi humbjen e 13 në karrierë, ndërkohë që ka edhe 33 fitore.

Kjo përballje u zhvillua në stadiumin e Tottenham, në Londër, ndërkohë që ishte hera e tretë që dy britanikët kryqëzonin dorezat në ring. Dhe, në të tria sfidat, fitues ka dalë Fury.

Fury shfrytëzoi aftësitë e tij për ta mposhtur Chisora, duke i fituar të gjitha raundet e zhvilluara. Falë edhe shtatlartësisë, Fury e mbajti larg rivalin, që synonte t’i shkaktonte dëme duke e goditur në trup. Ndërkohë që goditjet në kokë të kampionit të botës ishin të shumta në cdo raund.

Chisora edhe pse u rezistoi grushteve të Fury, nuk ishte në gjendje të rivalizojë, duke e pranuar humbjen. Një përballje jo shumë spektakolare, pasi Fury ishte superior në cdo aspekt, duke mos e diskutuar humbjen. Madje ai nuk pësoi asnjë goditje në fytyrë, duke e merituar plotësisht fitoren.

I pranishëm në këtë duel, natyrisht si tifoz në stadium, ishte edhe ukrainasi Oleksandr Usyk, kampioni tjetër i botës në peshën e rëndë (ËBA, ËBO, IBF). 60 mijë tifozët në stadium mbetën disi të zhgënjyer, pasi prisnin një fitore me KO dhe jo me ndalesë nga ana e gjyqtarit. Gjithsesi, Fury mbetet i pamposhtur.