MENU
klinika

Deklarata që po bëhet virale në rrjet!

Getinjo “kundër” shkencës: Bota është e rrafshët!

08.12.2022 - 12:18

Reperi i njohur, Getinjo është tashmë në qendër të vëmendjes që pas hyrjes në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.

Teksa ka qenë duke bërë një diskutim me banorët e shtëpisë, ai ka thënë ndër të tjera se bota sipas tij, është e sheshtë dhe jo e rrumbullakët.

Madje, deklarata e tij është bërë virale në rrjet.

“Krejt e di unë shpjegimin e Gjeografisë që na kanë shpjeguar në shkollë, por unë nuk e besoj. Bota është e rrafshët dhe unë ende e mendoj, a din me sa njeriun kam bërë debate”, ka thënë ai.

Ndërkohë, edhe artisti Gjon Karrica i njohur ndryshe si Lugati, mbështeti deklaratën e Getinjos.

Reperi Getinjo ka publikuar klipin e tij më të ri të titulluar “God”. Mirëpo, kënga e tij është pritur mjaft mirë nga ndjekësit dhe për këtë arsye, reperi ka publikuar një ‘story’, ku i drejtohet me disa fjalë ndjekësve të tij.

Getinjo shkruan se ka arritur atë që ka dashur në jetë dhe se do të rikthehet edhe më fuqishëm se kurrë.

Postimi i Getinjos:
Unë jam i kënaqur me muzikën që e bëj, jam i kënaqur me dëgjuesit që i kam për momentin, unë kam qenë super i suksesshëm kur bota ka qenë në rregull dhe muzika ka qenë e mirë. Kur njerëzit kanë qenë më normal dhe kanë patur më shumë fytyrë! Unë kam arrit atë që kam dashur në jetë, jam bërë njeri. Edhe nuk po punoj shumë se nuk dua të shkoj dëm mundi sepse nuk është koha. Do të kthehem fuqishëm, e di unë kur. Ju dua.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një klip i xhiruar në shtëpi!

Dy këngë të reja sot nga Tayna dhe Getinjo


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?