Artan Thaqi ka qenë personazhi i pari që veshi një bluzë me dizajnin e ushtrisë UÇK. Pas tij, bluzën e famshme e ka veshur edhe reperi i njohur, Getinjo
Pasi Getinjo e ka veshur bluzën ka thënë: “Nuk e heq, fle me të edhe le të më largojnë prej shtëpisë kushdo që e kundërshton”.
Reperi i njohur shqiptar, Getinjo është gjatë gjithë kohës shumë i komentuar. Së fundmi, ai ka shkëmbyer puthjen e parë me Vivien dhe mesa duket romanca e parë ka nisur në shtëpinë e BBV Kosova.
Por sonte, Getinjo ka thënë se nuk ka kompleks nga veprimet e tij dhe theksoi se nuk duhet t’i vijë turp.
“Ishte puthje e lehtë, por me ndjenja. Nuk më vjen turp, as nuk kam komplekse të tregoj se nuk jemi duke bërë asgjë të turpshme. Atë që po e ndjemë, ne po e bëjmë. Në fakt e kam menduar që mund të ekzistoj një bukuroshe që është e qetë dhe më afrohet me qetësi. Tek Vivi më pëlqen qetësia. Unë i kam disa shaka që rrallë kush i kupton por Vivi mi ka kuptuar prej fillimit. Jemi të rritur e dimë që bëjmë, nuk i kemi kaluar kornizat asnjëherë”, tha Getinjo.