MENU
klinika

Ndeshja ndaj Kosta Rikës

Gjermania e nis me 7 lojtarë titullarë të Bayern

01.12.2022 - 20:14

Gjermania kërkon të shmangë një tjetër eliminim të turpshëm nga Botërori sot dhe ka shansin e artë në ndeshjen e fundit në grup përballë Kosta Rikës.

Gjermanët nuk kanë alternativë tjetër veç fitores në këtë ndeshje dhe Flick po e kërkon në një mënyrë të veçantë. Për të tentuar një sukses, por edhe të thellë për të qenë i sigurt se do të kalojë më tej, ai sot paraqitet me një formacion titullar ku vetëm 4 lojtarë nuk janë të Bajern Mynih.

Ai ka hedhur në fushë nga minuta e parë të 7 lojtarët që ka grumbulluar nga bavarezët me vetëm Gundogan, Raum, Rudiger dhe Sule që nuk janë pjesë e këtij klubi e që luajnë sot si titullarë në rreshtimin e përzgjedhur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN