MENU
klinika

"Një provokim ndaj gjithë shoqërisë"

Goditja e Sali Berishës/ Jozefina Topalli: Agresion brutal politik ndaj opozitës

06.12.2022 - 23:23

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e ka cilësuar goditjen e ish-kryeministrit Sali Berisha si një agresion brutal politik, jo vetëm ndaj një personi por ndaj opozitës dhe gjithë shoqërisë.

E ftuar në emisionin Open, në News 24, Topalli tha se nuk beson se autori është me probleme mendore, duke shtuar se ngjarja është një vijimësi e arrogancës në rritje të qeverisë.

“Agresion brutal politik, një ndër ngjarjet më të rënda të tre dekadave, agresion i egër kundër opozitës dhe provokim i rëndë ndaj shoqërisë në përgjithësi. Ndër ngjarjet më të paimagjinueshme që vjen pas disa zhvillimeve të viteve të fundit, të rritjes së arrogancës, të një shoqërie në vuajtje për shkak të pasigurisë. Nuk besoj se është person me probleme mendore.

Është një alibi e vjetër e përdorur gjithmonë në të tillë raste edhe në vende të tjera.

Në historinë tonë të 3 dekadave nuk ka ndodhur kurrë kur kreu i opozitës është agresuar brutalisht në këtë formë kur po drejtonte një protestë paqësore.

Precedent i rrezikshëm për historinë politike.

Kushdo të ndodhej në atë situatë do të donte të shkonte në spital, Berisha drejtoi protestën, mori fjalën, mbajti një ndër fjalimet më të mira e pro europiane, e pas kësaj shkoi e përshëndeti demokratët e tij e mban një konferencë shtypi.

Keqardhje që disa deputetë të opozitës përpiqen ta konsiderojnë thjeshtë deputet Berishën sepse është kryetar i opozitës shqiptare”, deklaroi ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN