MENU
klinika

"Gerti Shehu është përdorur nga Ardi Veliu si informator..."

Grushtet në protestë/ Berisha: E kam falur kamikazin pa eksploziv të Edi Ramës

09.12.2022 - 14:05

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për disa arsye që i ka renditur në një konferencë për shtyp, si autor dhe porositës i skenarit të dhunës me grushte në protestën e 6 dhjetorit.

Ndër të tjera, Berisha tha se e ka falur Gert Shehun të cilin e quajti “kamikazi pa eksploziv”.

Berisha tha se Gert Shehu eshte perdorur nga Ardi Veliu si informator per cmontimin e rrjeteve te droges.

Sali Berisha: Unë e kam falur kamikazin pa eksploziv të Edi Ramës Gerti Shehu, por debatet e shumta lidhur me ngjarjen më detyrojnë të jem para jush për këtë cështje.

Për të sqaruar opinionin pse unë akuzoj direkt Edi Ramën si autor ose porositës të këtij skenari.

Nuk e akuzoj absolutisht Ramën për motive dhe shkaqe politike. Jo, deklaroj me përgjegjësi të plotë se cdo njeri që gabon se akuzat e mia kanë këtë qëllim mashtron veten e asgjë më shumë.

Nuk e akuzoj Ramën aspak se policia nuk mbrojti protestën, jo e jo.

Së pari unë e akuzoj Edi Ramën sepse Gerti Shehu është informator i policisë kriminale me emër, mbiemër dhe kod, dhe është përdorur nga Ardi Veliu.

Ky informator është përdorur në dokumentet zyrtare për çmontimin e rrjeteve të drogës dhe si vesh për xhematin e xhamisë.

Përhapja me shpejtësi e variantit të sëmurë psikik, dëshmon se Gerti Shehu është nën mbrojtjen totale të Edi Ramës, që ka porositur krimin e tij.

Unë e akuzoj Edi Ramën sepse për pacientin e Edi Ramës dhe klientin e Ardi Veliut, nuk ekziston asnjë dokument zyrtar që të faktojë se është i sëmurë i papërgjegjshëm.
Përkundrazi ekziston vendim gjykate që e shpall ligjërisht plotësisht të përgjegjshëm dhe e dënon për goditjen e një personi tjetër.

Çfarë e shtyn Edi Ramën të shpallë Gerti Shehun nga kriminel, në të sëmurë psikik, kjo merret me mend.

I sëmuri i Edi Ramës dhe klienti dhe gjitoni i Ardi Veliut është aq i sëmurë, sa ka rinovuar patentën, që nuk u lëshohet kurrë atyre me probleme mendore.

I sëmuri i Edi Ramës, klienti dhe gjitoni i Ardi Veliut, është aq i sëmurë, sa ka marrë kredi në banka, akt që nuk ndodh kurrë për një të sëmurë psikik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmoi Berishën në protestën e 6 dhjetorit

Arrest me burg për 31-vjeçarin Gert Shehu