MENU
klinika

Reduktojeni

Hiqni dorë nga ky përbërës që të mos vuani nga sëmundjet e zemrës!

02.12.2022 - 12:39

edhja e një sasie më të vogël kripe në ushqimin tuaj në vaktin e darkës mund të zvogëlojë rrezikun e një vdekjeje të hershme, sipas shkencëtarëve. Një studim i ri i botuar së fundmi, sugjeroi se heqja e këtij zakoni mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe atakut me një të pestën. Studiuesit gjurmuan gati 200,000 britanikë të moshës nga 30 deri në të 70-at për gati një dekadë.

Sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut shkaktojnë një të katërtën e të gjitha vdekjeve në MB, që është më shumë se 160,000 vdekje çdo vit ose një në çdo tre minuta. Ata vrasin rreth 900,000 amerikanë çdo vit. Konsumimi i tepërt i kripës është një faktor rreziku sepse çon në mbajtjen e ujit në gjak, gjë që ushtron presion mbi enët tuaja të gjakut. Kjo rrit presionin e gjakut dhe nga ana tjetër, rrit rrezikun e një ataku në zemër ose goditjeje në tru.

Studiuesit në “Tulane University” shikuan të dhënat shëndetësore të 176,570 britanikëve, për të parë se nga vinte rreziku. Në fillim të provës, asnjë nga pjesëmarrësit nuk vuante nga komplikimet në zemër. Ata u monitoruan mesatarisht për gati 12 vjet. Rezultatet e publikuara në “Journal of the American College of Cardiology”, treguan se kishte pothuajse 10,000 raste, përfshirë edhe goditjet në tru. Analiza tregoi se pjesëmarrësit që shtonin kripë në ushqimin e tyre më rrallë kishin më pak gjasa të vuanin nga një ndërlikim i zemrës.

Ata që kurrë ose rrallë e shtonin kripën kishin 23% më pak gjasa të vuanin nga një problem kardiovaskular, krahasuar me ata që raportuan se e shtonin gjithmonë atë. Profesor Lu Qi, një profesor në “School of Public Health and Tropical Medicine” në “Tulane University” në New Orleans, thotë:

Në përgjithësi, ne zbuluam se njerëzit që hedhin kripë shtesë në ushqimet e tyre shpesh kishin probleme kardiovaskulare. Kur pacientët kombinojnë një dietë të shëndetshme me një sasi të vogël të shtimit të kripës, ata kishin rrezikun më të ulët të sëmundjeve të zemrës.

Udhëzimet e “National Health Service” thonë se të rriturit duhet të hanë jo më shumë se 6 gram kripë në ditë dhe fëmijët duhet të kenë edhe më pak. Ekspertët thonë se duhet të kontrollojmë edhe etiketat e ushqimeve kur i blejmë për të ndihmuar në uljen e sasisë së kripës në ato që ne konsumojmë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë duhet të keni kujdes

A ka një lidhje mes kripës dhe stresit


Sa filxhanë në ditë duhen?

Kafja ju ndihmon të bini në peshë!

Disa këshilla për ta mbajtur pastër

Furça e dhëmbëve “parajsë” bakteresh!

"Nëse jeni duke përdorur një shampo tradicional..."

Ja sa shpesh duhen larë flokët!