Holanda është skuadra e parë çerekfinaliste e Botërorit. Tulipanët mundën 3-1 SHBA dhe avancojnë më tej, me shpresën për t’i shkuar deri në fund kësaj Kupe Bote.
Ndeshja nisi me një mundësi shumë të mirë të Pulisic, i cili i vetëm përballë portierit, nuk arrin të shënojë. Në sulmin e parë të rrezikshëm, Holanda kalon në avantazh në minutën e 10-të falë golit të Depay-t. Meritë edhe e Dumfries me pasimin në qendër të zonës.
Amerikanët reaguan dhe qarkulluan topin më shumë, por për t’u përmendur vetëm një goditje e Weah në minutën e 43-të, që pritet nga portieri holandez. Në minutën e parë shtesë të së parës tulipanët shënojnë edhe golin e dytë. Identik si i pari, Dumfries pason në qendër të zonës dhe kësaj here është Blind që realizon.
Edhe në pjesën e dytë janë amerikanët që përpiqen më shumë, por Holanda me zbritjet e veta ishte më e rrezikshme, vendimtar portieri Noppert me pritet e tij. Në 75’ Wright pati mundësinë më të mirë për futur SHBA-në në lojë, por gabon.
Megjithatë, goli do të vinte një minutë më pas, Pulisic fut një top në zonë, e prek Wright dhe topi që merr një trajektore të çuditshme dhe përfundon në rrjetë.
Sfida ndizet edhe më shumë, por është Holanda që shënon 81’, Blind i kthen reston me kros Dumries, me këtë të fundit që nuk fal. Më pas nuk ka shumë histori, Holanda mbron fitoren dhe avancon më tej.