28.12.2022 - 14:01
– Një sherr ka ndodhur ditën e djeshme mes një djali dhe një vajze. Në konflikt e sipër, 23-vjeçari me banim në Durrës, kanosi me mjet prerës (thikë), 22 vjeçaren. Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj autorit.
“Durrës; Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin K. O., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), një shtetase 22 vjeçe.”- njofton policia.