MENU
klinika

Krishtlindjet në Kosovë

Ipeshkvi Dodë Gjergji: Jo konflikt të ri me Serbinë

25.12.2022 - 14:36

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë u mbajt në mesnatë mesha e Krishtlindjeve.

Në mesazhin e tij, Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji tha se çdo kush duhet të ruhet nga gjuha e urrejtjes, përdorimi i mjeteve që pengojnë lirinë e mbi të gjitha përmbahemi nga veprimet e pamatura që çojnë drejt konfliktit, duke iu referuar situatës në Veri të Kosovës.

“Fatkeqësisht ky realitet i hidhur ka marrë përmasa të frikshme edhe në ditët tona, edhe në vendin tonë sepse kur paqja kërkohet nga frika dhe luftëra shuhet për shkak të domosdoshmërisë ose për gjërat e frikës, atëherë sigurisht që njerëzimi nuk mund ta gjejë paqen e vërtetë. Kurse, të përfshirit në lehtësimin e dialogut nuk bën të presin që pajtimi të vije vetvetiu por të angazhohen më seriozisht, të punojnë më me përkushtim dhe të jenë më të drejt në gjykimet dhe provokimet, ashtu që të mos lejohet që një konflikt i ri të vije në rajon përpara se të arrijnë paqen dhe pajtimin në mes popujve….sado që ka që e duna luftën, shumë më shumë janë zemrat e ndrojtura me shpirtin dhe dashurinë e hyjit që e duan paqen”- ishte mesazhi i tij.

Ipeshkvi u ndal edhe te lufta në Ukrainë, duke u lutur që paqja të vijë edhe atje sa më shpejt.

Para meshës në këtë katedrale është mbajtur koncerti i Krishtlindjes. Ndërsa gjatë gjithë ditës së sotme do të ketë festime.