22.12.2022 - 18:00
Një vit pasi mori detyrën e drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit, Risena Xhaja ka dhënë dorëheqjen nga ky post.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij vendimi, ndërsa lajmi konfirmohet nga burime pranë Agjencisë së Kadastrës.
Risena Xhaja e mori detyrën në 15 dhjetor të vitit të kaluar, pasi Rajmonda Dashi dha dorëheqjen si drejtoreshë e Kadastrës së Durrësit. Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Xhajën në këtë pozicion.
Dorëheqja e Rajmonda Dashit u kërkua nga Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame.
Në atë kohë Risena Xhaja, mbante postin e zv.drejtoreshës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Me pronat nuk do të luhet më"
Lame shpërndan certifikatat e legalizimit në Kavajë
"Në Shëngjin edhe porti me pronar"
Lame bën bilancin e 6 muajve të Kadastrës: Më shumë dëme…
Apel Prokurorisë