MENU
klinika

Një vit pasi mori detyrën

Jep dorëheqjen drejtoresha e Kadastrës në Durrës

22.12.2022 - 18:00

Një vit pasi mori detyrën e drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit, Risena Xhaja ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij vendimi, ndërsa lajmi konfirmohet nga burime pranë Agjencisë së Kadastrës.

Risena Xhaja e mori detyrën në 15 dhjetor të vitit të kaluar, pasi Rajmonda Dashi dha dorëheqjen si drejtoreshë e Kadastrës së Durrësit. Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Xhajën në këtë pozicion.

Dorëheqja e Rajmonda Dashit u kërkua nga Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame.

Në atë kohë Risena Xhaja, mbante postin e zv.drejtoreshës.