MENU
klinika

Ka shumë arsye pse duhet ta bëni

Këndoni sa më shumë kur jeni në makinë

01.12.2022 - 13:01

Ku ka më mirë se pas një dite të lodhshme pune të ktheheni në makinën tuaj dhe të ndizni muzikën që ju qetëson mendjen dhe shpirtin? Të këndoni është një gjë shumë e mirë për shëndetin tuaj. Muzika mund të rrisë numrin e antitrupave të cilët forcojnë sistemin e imunitetit dhe e mbrojnë trupin nga bakteret. Sipas ekspertëve, këndimi teksa jeni duke i dhënë makinës ka efekte shumë të mira shëndetësore për shëndetin mendor.

Këndimi stimulon mendjen dhe lehtëson simptomat e stresit dhe depresionit. Duke dëgjuar muzikë, ju keni mundësinë t’i zëvendësoni mendimet negative me ato pozitive përmes ndihmës së përdorimit të ritmeve dhe muzikës. Muzika prodhon hormonet që ju bëjnë të ndiheni mirë, siç është oksitoksina. Dopamina e liruar kur këndoni zvogëlon stresin. Këndimi liron më shumë tension në diafragmën tuaj sesa frymëmarrjet e thella. Këndimi ju ndihmon t’i përpunoni emocionet në një mënyrë të shëndetshme.

Ndërkaq, rikujtojmë se sharja teksa jeni në trafik nuk ka pasur interes shkencor dhe supozohet të jetë thjesht një shenjë e agresionit, aftësisë së dobët gjuhësore, apo edhe inteligjencës së ulët. Por së fundmi ka disa prova që sfidojnë këtë pikëpamje. Një rishikim i më shumë se 100 punimeve akademike, tregon se përdorimi i fjalëve tabu mund të ndikojë në mënyrën se si ne mendojmë, veprojmë dhe lidhemi me njëri-tjetrin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


4 përfitime të mahnitshme shëndetësore

Filloni mëngjesin duke kënduar


Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”