MENU
klinika

Demokratët votojnë sot

Këta janë 7 kandidatët e tërhequr nga primaret

04.12.2022 - 13:45

Shtatë kandidatë janë tërhequr nga procesi i primareve në Partinë Demokratike, dorëheqje që Sali Berisha i ka quajtur si mundësi të “lirisë së shprehjes”.

Kandidatët që janë tërhequr nga gara janë Feride Rrahmana në Tropojë, Erjon Iljazi në Lushnje, Dritan Cani në Belsh, Kodhel Çala në Gramsh, Arben Miza në Devoll dhe Denis Hidri e Ilir Ndreu në Krujë.

Tensione mes demokratëve ka patur edhe në Kuçovë, ku raportohet se është dorëhequr kryetari i Degës së PD, Myslim Haxhiu. Ky i fundit ka protestuar duke u shprehur se bashkia e qytetit po i falet Partisë së Lirisë.

Në Malësinë e Madhe është shtyrë gara, pasi u raportua se nuk kishte kandidatë. Megjithatë Berisha e mohoi diçka të tillë. “Kishte kandidat, por kishte disa problem për të cilat është shtyrë gara”, tha Berisha.

Vonesa ka patur edhe në Lezhë, për shkak të problemeve me listat. Votimi në primare është parashikuar të vijojë deri në orën 16:00, ku me interes të madh shihet gara e Tiranës. Nga primaret janë përjashtuar bashkitë e Finiqit, Himarës dhe Dropullit, të cilat i janë besuar aleatit të Berishës, Vangjel Dule.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore