MENU
klinika

NJë datë e re!

Kur do të dalë në treg seria e Xiaomi 13?

07.12.2022 - 11:36

Seria Xiaomi 13 do të debutonte më parë në Kinë më 1 dhjetor. Gjiganti i teknologjisë kishte planifikuar gjithashtu të prezantonte MIUI 14, së bashku me Xiaomi Watch S2 dhe Xiaomi Buds 4 në këtë event.

Megjithatë, kompania e shtyu eventin një ditë para datës së planifikuar. Ende nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht datën e re për debutimin e serisë Xiaomi 13. Një informator tani ka zbuluar datën e re për eventin e lansimit të serisë Xiaomi 13, transmeton Telegrafi.

Sipas imazheve nga informatori WHYLAB në Weibo, seria Xiaomi 13 tani do të lansohet në Kinë më 11 dhjetor.

Gjatë eventit, Xiaomi pritet të prezantojë gjithashtu Xiaomi Watch S2 dhe Xiaomi Buds 4, së bashku me MIUI 14.