MENU
klinika

Studimi

Kjo vitaminë ju ndihmon që të mos shtoni peshë në dimër!

01.12.2022 - 12:50

Së fundmi, një studim nga shkolla mjekësore austriake, ‘MediUni Vienna’, thotë se vitamina A mund funksionojë për humbjen në peshë, veçanërisht kur moti bëhet më i ftohtë. Studimi demonstron se vitamina A stimulon procesin e djegies së dhjamit. Shkencëtarët e studimit vlerësuan nivelet e gjakut të personave që morën pjesë në eksperiment dhe ajo që vunë re ishte se ekspozimi ndaj të ftohtit stimulonte rishpërndarjen e vitaminës A nga mëlçia drejt indit yndyror duke nxitur djegien e tij.

Disa nga ushqimet që përmbajnë vitaminë A janë speci i kuq, spinaqi, mëlçia e viçit, patatet e ëmbla, akullorja, kungulli, karota. Vitamina A është shumë efektive për shëndetin e lëkurës, duke i dhënë asaj më shumë shkëlqim. Ajo është gjithashtu thelbësore për shikimin tonë sepse, së bashku me pararendësit e saj, karotenoidet, është pjesë e përbërëse në rodopsin, substancë e pranishme në retinë, që i jep syrit ndjeshmëri ndaj dritës.

Ka nisur zyrtarisht sezoni i gripit. Ne nuk mund t’i shmangim gjithmonë viruset, por duhet të kujdesemi për veten dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar infeksionin. Është shumë e rëndësishme të merrni vitamina, minerale dhe elementë të tjerë thelbësorë për imunitetin. Marrja e mineraleve është më e mira përmes ushqimit dhe pijeve. Një marrje e tillë është shumë më e dobishme sesa kur përdorni suplemente. Ndërkaq, jodi është i domosdoshëm për funksionimin e duhur të organizmit tonë, është mineral i cili vret bakteret dhe viruset.

Në momentin që nisim dietën për të humbur disa kilogramë ne automatikisht shmangim disa ushqime të caktuara si përshembull veza. Hulumtimet e fundit tregojnë se një vezë në ditë është e sigurt dhe ushqyese dhe konsumimi i saj çdo ditë mund të rrisë humbjen e peshës. Kjo është për shkak të përmbajtjes së shtuar të proteinave në vezë, e cila shkakton një ndjenjë të fortë të ngopjes. Në fakt, një mëngjes me bazë vezësh e vonon urinë më shumë sesa një mëngjes me bazë mielli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Disa arsye pse priren të jetojnë më gjatë...

Ja çfarë bëjnë francezët ndryshe

Çfarë është ekzaktësisht kjo sëmundje?

A mundet POTS të shkaktojë migrenë?

Sindroma e dehiscencës së kanalit superior

Ju merren mendtë? “Fajtori” mund të jetë veshi…