MENU
klinika

“Gëzuar Krishtlindjet!”

Ky ishte mesazhi i parë i regjistruar nga një telefon 30 vite më parë

06.12.2022 - 14:21

“Gëzuar Krishtlindjet!” Kështu, me një mesazh urimi, nisi një revolucion komunikues 30 vjet më parë. Ishte data 3 dhjetor 1992 kur u dërgua mesazhi i parë i telefonisë në histori. E ndonëse mesazhet nga telefoni duket se janë në rënie, të pushtuara nga cikloni WhatsApp, lamtumira është ende larg.

Inxhinieri i Vodafone, Neil Papworth dërgoi SMS-në e parë (Short Message Service) midis dy pajisjeve elektronike. Ai ishte 22 vjeç dhe punonte si zhvillues. Ai i ka dërguar mesazhin, me fjalët “Gëzuar Krishtlindjet”, drejtoreshës së Vodafone, e cila po merrte pjesë me kolegët në festën e Krishtlindjes. Papworth dërgoi SMS nga kompjuteri i tij (telefonat celularë nuk kishin ende shkronja në tastierë) në celular përmes rrjetit GSM. Ai nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Gëzuar Krishtlindjet!” Ky ishte mesazhi i parë i

“Nuk kishte si të përgjigjesha në atë kohë, kështu që nuk u ofendova”, tha ai në një intervistë.

Papworth shpjegoi se SMS nuk ishte ideja e tij apo shpikja e tij: “Unë kam qenë thjesht me fat që dërgova të parën”. Ai tha gjithashtu se askush nuk ishte në dijeni të përmasave që do të kishte fenomeni.

“Miliarda njerëz kanë filluar t’i përdorin ato për të shkëmbyer mesazhe të shpejta, ndërsa më parë do t’u duhej të bënin një telefonatë. Natyrisht, ata futën edhe rrezikun e fokusimit te tastiera dhe ekrani,” shtoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë ndodh me të dhënat tona?

“Facebook” na lexon edhe mendimet?!