11.12.2022 - 11:24
Greqia vijon të lëkundet nga tërmetet. Së fundmi një tërmet me magnitudë 4.2 ballë i shkallës Rihter është shënuar në orën 03:59 në zonën detare në jugperëndim të Gavdos.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ishte në zonën detare 54 kilometra në jug-jugperëndim të Gavdos dhe thellësia fokale është matur në 18.3 kilometra.
Sakaq, nuk raportohet për dëme.