MENU
klinika

“Do të flas me presidentin e federatës”

Luis Enrique: Tani dua vetëm të shkoj në shtëpi

06.12.2022 - 21:09

I zhgënjyer por gjithsesi krenar për skuadrën e tij. Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka dalë para mediave pas eliminimit me penallti nga Kupa e Botës prej Marokut.

“Ne jemi përfaqësues të Spanjës, duhet të dimë të urojmë rivalët. Ata luajtën lojën e tyre dhe ishin më mirë se ne në goditjen e penalltive.

Dominimi i ndeshjes – Besoj se futbolli është sport i mrekullueshëm por një skuadër mund të fitojë edhe pa sulmuar. Ne provuam të gjenerojmë raste por në fund na kushtoi. Kishim 11 goditje, shumë pak në portë. Vetëm një nga Sarabia në shtyllë. Jam krenar me ekipin. Më vjen vërtetë keq për ata që nuk patën mundësi të luanin.

Penalltitë – Përgjegjësia ime. Vendosa unë për tre të parët, të tjerët si sipas ndjesisë së tyre. Bono është një portier spekatkolar me një përqindje të lartë pritjesh. Kur je në Kupën e Botës, pret që favoritët të bien. I kërkoj shumë falje fansave për mbështetjen që na kanë dhënë.

E ardhmja? – Nuk është koha. Tani dua vetëm të shkoj në shtëpi dhe të shoh njerëzit e mi. Javën tjetër do të flas me presidentin kur ai ta shohë të arsyeshme” – tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN