MENU
klinika

(EMRI)

Masakroi me thikë babë e bir në Vlorë, identiteti i dhëndrit

05.12.2022 - 14:58

Burime për BW bëjnë me dije se Rildi Kocja është autori i plagosjes me thikë të babë e bir në Vlorë gjatë mbrëmjes së djeshme, 60-vjeçarit Xhevdet Brahushi dhe 30-vjeçarit Albion Brahushi.

Ngjarja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta, ku fillimisht u sulmua me thikë 30-vjeçari, i cili u qëllua rreth dhjetë herë dhe pasi i ati i tij ndërhyri, u sulmua edhe ai disa herë në gjoks, bark dhe këmbë.

Kujtojmë se autori ishte dhëndri i atyre që plagosi dhe pas ngjarjes ai u largua menjëherë nga vendngjarja, duke u vënë në pranga më pas nga policia.

Kujtojmë se 30-vjeçari është transportuar mëngjesin e sotëm drejt Tiranës, pasi gjendja e tij paraqitet tepër e rëndë.

Ndërkohë babai i tij mbetet në reanimacion në Vlorë, por gjendja e tij ende nuk cilësohet ende si jashtë rrezikut për jetën.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë