MENU
klinika

"Nuk ka kushte! Siguria duhet të jetë…"

Mbajtja e zgjedhjeve në veri të Kosovës, SHBA del kundër

07.12.2022 - 12:29

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier, ka dënuar incidentet djeshme në veri të vendit.

Përmes një postimi në Twitter, ai është shprehur se përdorimi i mjeteve shpërthyese nuk është metodë që duhet të përdoret në protesta.

Hovenier ka shtuar se nuk janë krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat në Veri: “Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës.”

Kujtojmë se ditën e martë janë raportuar disa shpërthime janë raportuar në veri të Kosovës. Disa incidente ndodhën në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, kur zyrtarët policorë po shoqëronin autoritetet zgjedhore në këto dy komuna, të banuara me shumicë serbe.

Policia tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar ndihmë asaj rreth përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan.

Të gjitha këto komuna, të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, janë pa kryetarë që nga fillimi i nëntorit, pasi kryetarët e zgjedhur nga Lista Serbe dhanë dorëheqjen në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës, për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur më pas 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve atje.

Kujtojmë se Lista Serbe e kundërshton me forcë mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN