MENU
klinika

Tashmë, një deputete!

Me lot në sy Ori Nebijaj i thotë ‘mirupafshim’ televizionit

02.12.2022 - 21:52

Sot ishte dita e fundit e Ori Nebijaj në prezantimin e emisionit “Përputhen”, pasi tashmë do ta shohim në Parlament si deputetë të vendit. Në puntatën e fundit të saj në emision, Ori u surprizua nga stafi, madje ajo nuk i mbajti dot as lotët.

Sigurisht nuk ka munguar një surprizë për të dhe disa fjalë zemre nga Arjani dhe Neda, me të cilët ka ndarë studion gjatë gjithë kësaj periudhe. Ndërsa vetë Ori u shpreh se nuk është emocionuar ndonjëherë më shumë sesa sot.

“Ju e bëtë këtë surprizën, mua më prekët, nuk jam prekur ndonjëherë kaq shumë. Jam e lumtur që punova me gjithë ekipin e Përputhen. Jam e lumtur që Tch ka qenë një familje. Kështu do të jemi, goca po ikën për studime dhe do kthehet përsëri. Ju duam shumë të gjithëve, shihemi në ditë më të bukura”, është shprehur moderatorja e njohur.

Kujtojmë që Ori Nebijaj mori mandatin e deputetes, pasi ky vend u la bosh nga Grida Duma, e cila u tërhoq nga politika, për t’iu përkushtuar botës së televizionit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Moderatorja shuan kuriozitetin e ndjekësve

Ori Nebijaj largohet përfundimisht nga televizioni?

Zgjedhjet në FRPD/ Grupi i punës deklaratë pas takimit me Bashën

Nebiaj: Forumi rinor ka një kryetar dhe kryesi ilegjitime!