Mediat greke i bëjnë jehonë deklaratave të fundit të bëra në Turqi. “Klimë pro luftës kundër Greqisë në mediat turke”, shkruan Protothema, pas deklaratave “kërcënuese të fundit të ministrit të Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, për ishujt e Egjeut”.
“Në prani të homologut rumun të Bogdan Aureskut, Çavusoglu i kërkoi urgjentisht Athinës të vazhdonte me çmilitarizimin e ishujve, në të kundërt përsëriti kërcënimin se: “do të vijmë befas një natë”.
Kreu i diplomacisë turke, më qartë se kurrë, theksoi se nëse armët nuk largohen nga ishujt, Ankaraja do të vërë në dyshim sovranitetin e tyre”, shkruan Protothema.
“Greqia duhet të ndalojë shkeljen e regjimit të çmilitarizimit të ishujve. Ose Greqia do të tërhiqet në këtë çështje dhe do të respektojë Traktatet ose ne do të bëjmë gjënë e duhur. Kjo është arsyeja pse deklarata e Presidentit tonë “Mund të vijmë një natë papritmas”, tha ministri i Jashtëem turk.
Këto komente, mediat greke i quajtën deklarata të reja luftë nxitëse të Cavusoglu që u pasuan nga komente të analistëve në transmetimet e rrjeteve pro-qeveritare në Turqi, duke marrë si të mirëqenë një pushtim ushtarak të ishujve grekë.