Marrëdhënia e Kate Middleton dhe Meghan Markle gjithmonë ka qenë një nga më të komentuarat.
E në lidhje me këtë së fundmi ka folur Dukesha e Sussex-it në dokumentarin e saj në Netflix. Meghan është ndalur tek takimi i saj i parë me Kate.
“E takova për herë të parë kur shkuam në darkë, mbaj mend që isha me xhinse të grisura dhe zbathur”, tha Meghan.
Teksa u shfaqën pamjet e William dhe Kate Middleton, ajo vijoi: “Fillova të kuptoj se formaliteti konfirmohet nga brenda dhe më pas ju mbyllni derën. Unë mund të pushoj tani, por ky formalitet vlen nga të dyja palët dhe kjo ishte një surprizë për mua”.
Sakaq kujtojmë që më 8 dhjetor u publikuar episodi i parë i dokumentarit të Princ Harry-t dhe Meghan Markle në Netflix.
Siç dihet tashmë, përmes serive Duka dhe Dukesha e Sussex-it do të rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë dhe jo vetëm edhe shumë “bomba” nga marrëdhënia e tyre me familjen mbretërore.
Gjatë episodit të parë çifti rrëfyen ditët e para të njohjes, ku zbuluan se janë njohur në Instagram. Besojeni ose jo, Harry-t i kishte bërë përshtypje një vajzë, Meghan në një foto me efektin e qenit në Snapchat.