MENU
klinika

Fytyra juaj virtuale

Meta lançon avatarët Bitmoji në WhatsApp

08.12.2022 - 11:56

Avatarët e stilit bitmoji 3D të Meta kanë gjetur rrugën e tyre për në WhatsApp. Nga dita e sotme, përdoruesit mund të përdornin personin e tyre dixhital ose si foto profili ose si pjesë e një pakoje prej 36 aifishash të ngjashme me emoji popullore.

Nëse dëshironi ti shprehni dikujt një ndjenjë, tashmë mund të përdorni fytyrën tuaj virtuale në vend të një ikone të përgjithshme.

WhatsApp i shikon avattorët si personalizim por edhe si funksionalitet privatësie. Përdoruesit mund të prezantojnë vetveten në një bisedë pa pasur nevojë të ndaojnë foto e cila mund të përdoret për qëllime të këqija.

Sistemi i avatarëve funksionon në të gjitha platformat e Meta dhe karakteri që krijoni në WhatsApp mund të përdoret në Facebook, Instagram dhe hapësirat e realitetit virtual si Horizon Worlds.

Ekspansioni në WhatsApp pritet kur Meta tha se do ti bënte avatarët të disponueshëm në të gjitha shërbimet. Rivali Snapchat ka reagimet dhe replikat me bitmoji që prej fillimit të vitit.

Madje edhe TikTok ka avatarë që mund ti përdorni në video. Apple ka filluar të ofrojë prej vitesh Memoji për aplikacionin Messages. /PCWorld Albanian

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I prisnim prej kohësh

‘Emoji’-t e reja po vijnë