MENU
klinika

"Vizita në Himarë, së shpejti"

Mitsotakis publikon videomesazhin e tij dhe të Ramës

07.12.2022 - 18:08

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar vizitën e tij në minoritetin grek të Himarës, Livadhias dhe Derviçanit para festave të Krishtlindjeve.

Në një video që ka postuar në profilin e tij në Instagram ku shihet në praninë e kryeministrit shqiptar Edi Rama ku të dy kanë përcjellë mesazhet e tyre në gjuhët përkatëse.

“E thamë, ramë dakord. Vizita në Himarrë, Livadhia dhe Derviçan do të bëhet sa më shpejt!”,-e ka shoqëruar postimin Mitsotakis.

Fatkeqësisht piloti na informoi se moti nesër në mëngjes nuk do të jetë i mirë por ju premtoj se do të vijmë patjetër para fundit të vitit për t’ju vizituar dhe për t’ju uruar pushime të lumtura dhe të jemi me ju dhe shpresoj që edhe kryeministri të na shoqërojnë”, tha Kyriakos Mitsotakis, ndërsa Rama me shaka i përgjigjet se… “të shoqëroj nuk e di, por po vij”.

Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ditën e djeshme ka qenv në Tiranë ku mori pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor dhe ishte parpalajmëruar që ai do të zhvillonte dhe një vizitë në zonat ku banon minoriteti grek. Ftesën fillestare Mitsotakis e ka marrë nga kryeministri Rama gjatë një vizite të këtij të fundit në Finiq të Sarandës. Ndërkohë ditën e djeshme u komunikua se vizita u anullua pasi sipas pilotit që shoqëronte Mitsotakis, koha nuk ishte e përshtatshme për të flutuar në këto zona.