Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën e Covid-19 në vend.
MSH njofton se nga 454 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 22 qytetarë, ndërsa nuk shënohet asnjë humbje jete.
Njoftimi:
21 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 454 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në Bashkitë:
12 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Lushnje, Himarë, Sarandë, Tepelenë.
Janë 210 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,804 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 21 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 454
Testime totale 2,016,432
Raste pozitive 332,611
Raste të shëruara 328,806
Raste Aktive 210
Humbje jete 3,595
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 167
Gjirokastër 11
Fier 9
Vlorë 7
Lezhë. 6
Berat. 4
Durrës. 2
Shkodër 2
Korçë. 2