MENU
klinika

E para vepër e artit të rrugës në dekada

Murale kundër dhunës në Gjirokastër

05.12.2022 - 14:34

Një vepër e re e artit të rrugës i është shtuar së fundmi Gjirokastrës përgjatë ditëve të fushatës kombëtare të dhunës kundër gruas.

Muralja e pikturuar në fasadën e jashtme të një kopshti fëmijësh prezanton një grua me flatra simbolike engjëlli duke mbajtur në krahë disa libra.

Imazhi shoqërohet me një citat të shkrimtares dhe poetes mistike dhe pasionante italiane Alda Merini: “Buzëqeshi jetës edhe nëse ajo nuk të buzëqesh”.

Vepra e realizuar përgjatë muajit të fundit erdhi si kontribut i shkëmbimeve kulturore me ambasadën e Italisë.

Vepra sipas studiuesit dhe kritikut Ilir Lluri solli pak freski për artin lokal që ka qenë duke u tkurrur ndër vite ose nuk ka marrë hapësirën e duhur të respektit. Ai tërheq vëmendjen për mosprezencën e veprave të reja dhe vështirësitë në mirëmbajtjen e atyre ekzistuese.

Gjirokastra ka dëshmi të parë të artit publik përmendoren e Çerçiz Topullit e vendosur në sheshin me të njëjtin emër më 18 Mars 1934. Që prej asaj periudhe fondi i veprave publike u shtua gjatë komunizmit me praninë e artit ideologjik dhe u tkurr përgjatë dekadave të fundit ku prioritetet kanë qenë pak të lidhura me kulturën dhe artin.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë