Prej ditësh në mediat rozë është shkruar për krizë dhe ndarje mes çiftit Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku.
Sipas mediave çifti prej mujash ishin në krizë dhe se Xhensila së bashku me vajzën Ajkën, ishin larguar nga shtëpia dhe se Besi po e përjetonte shumë keq këtë periudhë të jetës së tij.
Por si duket gjithçka ka qenë në kuadrin e thashethemeve pasi së fundi aktori Bes Kallaku ka reaguar i revoltuar në rrjetet sociale duke treguar se asgjë nuk është e vërtetë dhe se ai dhe Xhensila janë shumë mirë bashkë.
“Çdo 6 muaj një lajm ndërron jetë në skenë aktori i njohur. Çdo 4 muaj një lajm tjetër, ndërron jetë ija e Bes Kallakut. Çdo 1 muaj Xhensila shtatzënë. Tani dhe këto të fundit. Më keni ça…Shiqpitarët të rrinë të qetë!”, shkruan Besi në postimin e tij.
Nga ana tjetër Xhensila, në një nga koncertet e saj ku ndodhej dhe Besi, hodhi poshtë zërat duke e puthur dhe shprehur dashurinë.
“Çelësi i zemrës”, shkruan Xhensila krahas videos.