MENU
klinika

"60-vjeçarja vdiq për shkaqe natyrore"

Gruaja vdiq në ambientet e Bashkisë, reagon policia

29.12.2022 - 12:54

Policia ka reaguar për ngjarjen e rëndë të shënuar në Lushnjë, ku një grua ndërroi jetë brenda ambienteve të Bashkisë.

Policia njofron se ka ndërruar jetë Shpresa Cani 60 vjeçe, banuese në Fiershegan. Paraprakisht dyshohet se 60-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.

Kujtojmë që Cani kishte shkuar në bashki për të kërkuar llogari se përse i ishte hequr ndihma ekonomike.

Viktima ka debatuar me punonjësit, të cilët e kanë nxjerrë me forcë jashtë. 60-vjeçarja ashtu e zhgënjyer ka kërkuar që të takohet me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefën dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren.

Sapo ka kryer takimin ajo është ndier keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnje. Pas mbërritjes së ambulancës, gruaja ka ndërruar jetë në vend.

“U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në datën 28.12.2022, në ambientet e bashkisë së Lushnjës, ka humbur jetën shtetasja Sh. C., 60 vjeçe, banuese në Fiershegan. Paraprakisht dyshohet se 60-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme” njofton policia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Brenda ambienteve të Bashkisë së Lushnjes...

I hoqën ndihmën ekonomike, ndërron jetë 60-vjeçarja