MENU
klinika

Defekt në tubacionin e Fushë Kuqes

Në një pjesë të lagjeve në Durrës ndërpritet furnizimi me ujë

20.12.2022 - 11:27

Këtë martë në Durrës në zonën e fshatrave dhe në një pjesë të lagjes së qytetit do të ketë probleme me ujin.

Ujësjellësi i Durrësit ka njoftuar banorët e se shkak për këtë është një defekt që ka ndodhur në tubacionin kryesor të Fushë Kuqes, që furnizon me ujë zonën e fshatit dhe një pjesë të qytetit.

Ndërkohë brigada e avarive është në terren dhe po merret me riparimin e defektit në një kohë sa më të shpejtë.