MENU
klinika

Mbërrin sot në Uashington

Në pritje për t’u takuar me Zelensky-n, Joe Biden: Jam shumë i emocionuar!

21.12.2022 - 17:27

Presidenti i SHBA-së Joe Biden është shprehur i emocionuar që do të takojë sot homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ai pritet të mbërrijë ditën e sotme në Uashington, ku do të pritet nga kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë kësaj vizite Zelensky do të takohet me Biden, ku do të diskutojnë për një serë çështjesh, para se të të mbajë një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Biden pritet të miratojë paketën e re të ndihmës prej gati 2 miliardë dollarësh për Ukrainën, duke përfshirë sistemet raketore Patriot.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN