MENU
klinika

Analiza

Një ‘qeveri koalicioni’ mund ta shpëtojë Greqinë!

09.12.2022 - 09:00

Nga KOSTAS KALLITSIS

Një vend anëtar i NATO-s dhe në thelbin e Bashkimit Evropian – eurozonës – me një orientim të qëndrueshëm gjeopolitik, që për gjysmë shekulli ka lënë pas përçarjet e tij të mëdha politike dhe devijimet autoritare, që është i lirë nga terrorizmi dhe krimi që mundon vendet e tjera të zhvilluara – a është një vend i tillë i sigurt politikisht?

Jo domosdoshmërisht – thonë disa – nëse nuk ka një qeveri. “Pa qeveri” përkufizohet nga të njëjtët njerëz si mungesë e një qeverisjeje me shumicë njëpartiake.

Sipas këtij tregimi, një qeveri koalicioni e mbështetur nga mazhoranca të mëdha popullore do të sillte destabilitet, ndërsa një qeveri që arrin një shumicë absolute përmes një ligji zgjedhor të manipuluar është përkufizimi i vërtetë i një stabiliteti “të shenjtë”.

Narrativa, natyrisht, injoron historinë e fundit greke.

Ishte qeveria e shumicës së kryeministrit konservator Kostas Karamanlis ajo që e shtyu vendin drejt humnerës në vitin 2009. Ishte qeveria e shumicës së kryeministrit socialist Jorgo Papandreu që ra në 2011 gjatë krizës së borxhit grek.

Në të kundërt, ishte një qeveri koalicioni nën drejtimin e ish-bankierit qendror Lucas Papademos që negocioi me sukses me huadhënësit privatë të vendit në 2011.

Dhe ishte bashkëpunimi i detyrueshëm i saj me PASOK-un socialist që e detyroi Demokracinë e Re në 2012 të braktiste planet e saj tepër ambicioze ekonomike dhe të përpiqej të zbatonte paketën e dytë të shpëtimit – dhe ndoshta do të kishte pasur sukses nëse zgjedhjet për një president të ri nuk do të shkurtonin mandatin e saj.

Ishte gjithashtu një qeveri koalicioni midis SYRIZA-s së majtë dhe të djathtës populiste të Grekëve të Pavarur që e nxori vendin nga paketat e shpëtimit.

Një qeveri e shumicës nuk është një ilaç politik, as një qeveri koalicioni nuk është “ferr politik”. Rrëfimi injoron mësimet aktuale që ka mësuar Greqia.

E njëjta logjikë, e skemës së vogël dhe gjoja fleksibël të qeverisë, në emër të qeverisjes efektive, ishte arsyeja pas superfuqive që iu dhanë të ashtuquajturit “shteti ekzekutiv” (të famshëm në fillim, famëkeq më vonë).

Por doli që një sistem steril debati, procesesh konsultimi dhe llogaridhënieje, në vend që të jepte rezultate pozitive, na çoi disa hapa pas.

Skemat e mbyllura qeveritare, të përqendruara te një parti apo person, priren më shumë drejt  përplasjeve dhe makinacioneve të prapaskenave, sesa marrëveshjeve të bëra hapur.

Ky tregim gjithashtu injoron përvojën evropiane. Në Evropë, qeveritë e koalicionit dhe demokracitë e bazuara në konsensus mbizotërojnë peizazhin politik. Qeveritë me shumicë njëpartiake janë përjashtim dhe priren të bien.

Në fakt, një karakteristikë e qeverive të koalicionit, siç shihet nga shembuj të tillë në rreth 30 vende evropiane, është se afiniteti ideologjik dhe programet e ngjashme nuk janë parakushte për një bashkëpunim.

Në vend të kësaj, mjafton një marrëveshje e ndershme për programin e qeverisë – qoftë në negociatat parazgjedhore apo paszgjedhore.

Natyrisht, ka kundërshtime me argumentin se “ne nuk kemi një kulturë të bashkëpunimit politik” në Greqi dhe se nuk kemi mekanizma shtetërorë mjaftueshëm të fortë që do të siguronin që vendi të vazhdojë të funksionojë i pavarur nga qeveria përkatëse – si në vendet e tjera.

Një shumicë njëpartiake pengon modernizimin e shtetit. Edhe aplikacionet nga Ministria e Qeverisjes Dixhitale e ka lënë klientelizmin të paprekur.

Kultura e bashkëpunimit ekziston, por ajo duhet të forcohet. Dhe ky është kushti kritik për stabilitetin politik: pranimi i plotë i bashkëpunimit politik – jo “shumica”.

Burimi: Gazeta greke Kathimerini

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Financial Times/ Si do e shpenzojë fondin e BE?

A do e shpëtojë Greqinë “Greqia 2.0”?

Analiza/ Greqia dje, Ukraina sot!

A kërcënohet sërish nga kriza eurozona?

Parë nga syri i një greku...

Dhjetë dhuratat që i bëri Erdogan Greqisë