MENU
klinika

"Këtu festohet 24 orë në ditë"

Një shqiptare në Katar: Nuk janë të vërteta ato që shkruhen

02.12.2022 - 18:19

Amerilda Dyrma është vajza që prej vitesh jeton në Doha të Katarit. Ajo është konsulente ligjore për Autoritetin Rregullator të Qendrës Financiare të Katarit, ndërsa Doha është vendi që është shndërruar prej ditësh në qendrën e botës. Miliona tifozë dhe turistë të huaj kanë zgjedhur Katarin për të vizituar dhe për të ndjekur Kampionatin Botëror, por edhe për të shijuar ditët me diell.

Në Ditarin e orës 13:00, Amerilda rrëfeu atmosferën që është aktualisht në shtetit ku bota ka sytë gjatë këtyre ditëve.

“Atmosfera është shumë e zjarrtë, por na ka nxjerrë nga ajo rutina e përditshme që ne kemi këtu. Megjithatë është kënaqësi, pasi ka shumë vende për t’u argëtuar.”, tha per A2 ajo.

Dyrma shprehet se jo të gjitha ato që janë raportuar nga mediat ndërkombëtare janë të vërteta në lidhje me atë se si Katari i është prezantuar botës. “Nga siguria, Katari është një vend me standarde shumë të larta. Ajo që është përfolur nëpër media nuk është e vërtetë. Po, ka disa limite si çdo shtet me kulturën e tij. Pjesa e alkoolit nuk është totalisht e ndaluar.

Janë krijuar “fan zone” ku alkooli konsumohet. Mendoj se edhe pa alkool njerëzit janë shumë të zhurmshëm në stadiume dhe ka atmosferë, nuk ka sherre. Festat nuk janë fare me orar. Festat nisin që në orët e para të mëngjesit dhe vijojnë deri në orën 4-5 të ditës tjetër. Janë 3 qendra ku po performojnë muzikantë dhe DJ-të më të famshëm dhe ato qëndrojnë hapur gjatë gjithë kohës”, tregon Amerilda Dyrma.

Më tej, ajo tregon se gjatë këtyre ditëve është takuar edhe me shumë shqiptarë të tjerë, të cilët kanë shkuar në Katar nga vende të ndryshme të botës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga listat, te stoli dhe dëmtimet

Rregullat e reja për ekipet gjatë Botërorit 2022