MENU
klinika

Samiti BE-Ballkani Perëndimor

Nuk ka pushim zyrtar në datën 6 dhjetor/ Rama përgënjeshtron lajmin e një dite më parë

01.12.2022 - 15:06

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 6 dhjetori dita kur do të mbahet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor, nuk do të jetë ditë pushimi zyrtar siç është raportuar ditën e djeshme.

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë Rama u shpreh se puna do të vijojë normalisht.

“Nuk ka asnjë ditë pushimi është lajm i rremë, puna do të vijojë normalisht.”- u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se data 6 dhjetor është një ditë e rëndësishme dhe se do të merren masa mbrojtëse për të garantuar sigurinë e liderëve europianë që do të vijnë në vend.