MENU
klinika

"E kemi ftuar por s’ka pranuar"

Organizatorët e “Festivalit të Këngës” i përgjigjen Ronelës

20.12.2022 - 12:39

Fituesja e edicionit të kaluar të “Festivalit të Këngës” dhe përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision”, Ronela Hajati, nuk ishte e ftuar mbrëmë në natën e parë të festivalit të RTSH-së (të paktën kështu u shpreh vetë këngëtarja). Në lidhje me këtë ajo bëri një reagim të ashpër në rrjetet sociale ku e quan këtë “një veprim skuth”, që nuk ia heq dot suksesin që ka pasur kënga, e cila e ka marrë të gjithë dashurinë e publikut.

 

Anabel.al ka kontaktuar me organizatorët e Fest 61 në RTSH, të cilët i janë përgjigjur pakënaqësisë që Ronela Hajati shprehu publikisht.

Sipas organizuesëve të festivalit, mungoi një performancë nga këngëtarja sepse e tillë ishte formula e këtij edicioni.

“Formula e rikëndimit të këngës fituese një vit pasi është shpallur është një traditë shumë jetëshkurtër, thuajse inekzistente, krahasuar me historinë e Festivalit, tashmë 61-vjeçar. Duke qenë se qëllimi këtë vit ka qenë t’i jepnim fokus artistëve pjesëmarrës dhe këngëve që prezantohen për herë të parë, nuk ka asnjë të ftuar nga muzika në dy netët e para të Festivalit. Zbatimi i kësaj formule nuk ka lidhje me respektin, vlerësimin dhe dashurinë për gjithçka ka bërë Ronela ne skenën e FIK dhe Eurosong. Ronela është ftuar të japë çmimin e publikut që këtë vit çon Shqipërinë në Eurosong, por e ka refuzuar ftesën.”- u shprehën burimet për Anabel.al.

Pra, ndryshe nga ç’pretendoi Ronela në statusin e saj, e cila thotë se nuk ishte e ftuar për të performuar, organizuesit e Fest 61, thonë se ajo është ftuar, por për të dhënë çmimin fitues dhe se kjo ftesë është refuzuar prej saj.

“Festivali i Këngës” vazhdon transmetimin dhe në datat 20, 21, 22 dhjetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN