MENU
klinika

“Nuk ka rrugë tjetër”

A do t’i bashkohet Vuçiçi Samitit të BE në Tiranë?

05.12.2022 - 10:57

Emisari i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të shkojë sot në Beograd për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Kjo pas deklaratës së tij se nuk do të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian që do të mbahet në Tiranë, raporton Koha.

Arsyeja e këtij anulimi, sipas tij, është emërimi i Nenad Rashiç, ministër për Komunitete dhe Kthim.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka quajtur të papranueshme deklaratat e Vuçiçit për mospjesëmarrje, duke shtuar se ai nuk ka rrugë tjetër pos t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për pjesëmarrje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka kritikuar qasjen e Vuçiqit, duke e quajtur atë student politik të Vojislav Sheshelit. E në anën tjetër Vuçiçi e ka quajtur Kurtin “llum terrorist”.

Nuk dihet nëse Lajçak do të shkoje edhe në Kosovë për vizitë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN